Egnatia kampione, presidenti i FIFA-s uron klubin rrogozhinas: U shpërblye përpjekja gjatë gjithë sezonit

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ashtu siç është bërë e zakonshme, i ka dërguar një letër urimi klubit të Egnatias që u shpall kampion për vitin e dytë radhazi në Superiore. Në shkresën e publikuar nga FSHF, bie në sy se si Infantino përgëzoi rrogozhinasit për punën e tyre gjatë sezonit, që u kurorëzua me titullin e fituar në “Final 4”.

Letra e Xhani Infantinos:

I nderuar President,

Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë.

Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezoni i ardhshëm do të jetë i 10-ti në klub, spanjollët konfirmojnë trajnerin në stol

Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.

Me respekt,

Gianni Infantino

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us