Egnatia kampione! Rrogozhinasit bëjnë REAGIMIN e parë: Kush janë kampiona, kush?

Egnatia është shpallur për të dytën herë radhazi kampione e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Ekipi rrogozhinas arriti të mposhtë në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Vllaznisë me rezultatin e thellë 4-0.

Pas triumfit në finalen e Kategoisë Superiore, skuadra e Egnatias ka bërë reagimin e parë zyrtar në rrjetet e tyre sociale. “Kush janë kampiona,kush??”, shkruan në faqen zyrtare klubi rrogozhinas.

Egnatia bëri një paraqitje të shkëlqyer sonte ndaj Vllaznisë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Lushkjes. Në të dytën ishte sërish mesfushori që dyfishoi, ndërsa në fund shënuan Leo Melo dhe Serxhio Ujka.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Xabi Alonso trajneri i ri i Real Madrid, zbuloni se kur do të fillojë punë spanjolli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us