Egnatia është shpallur për të dytën herë radhazi kampione e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Ekipi rrogozhinas arriti të mposhtë në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Vllaznisë me rezultatin e thellë 4-0.
Pas triumfit në finalen e Kategoisë Superiore, skuadra e Egnatias ka bërë reagimin e parë zyrtar në rrjetet e tyre sociale. “Kush janë kampiona,kush??”, shkruan në faqen zyrtare klubi rrogozhinas.
Egnatia bëri një paraqitje të shkëlqyer sonte ndaj Vllaznisë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Lushkjes. Në të dytën ishte sërish mesfushori që dyfishoi, ndërsa në fund shënuan Leo Melo dhe Serxhio Ujka.