“Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë”, Gvozdenovic i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Skënderbeu vijon ‘pikiatën’ duke pësuar një tjetër disfatë, kësaj rradhe në shtëpi përballë Egnatias. Korçarët mbeten në vendin e 8-të në Play-Out. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic foli për RTSH Sport.

“Sot nuk meritonim këtë ndeshje. Vendosi kartoni i kuq, na e bëri të vështirë. Jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë kishim besim. Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Kemi nevojë për pak kohë.

Reagojmë mirë, por vjen goli në një moment kur jemi me 10 lojtarë. Egnatia përsëri nuk rrezikoi asnjëherë. Provuam të gjitha, 4 sulmues, presing anash, por ky ishte maksimumi sot. Një barazim do ishte i drejtë, Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë.

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

Pësojmë shumë gola dhe shënojmë shumë gola. Sot u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë. Mund të rreshtoheshim më mirë mbrapa por ishte shumë e vështirë.

Rezultatet do të vijnë, patjetër. Nëse nuk kemi besim nuk do të dalim kurrë nga momenti i vështirë. Do vazhdojmë të luftojmë”, tha Govzdenovic.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us