Egnatia pa “frena”, kampionët transferojnë kapitenin 21-vjeçar

Egnatia padiskutim është skuadra më aktive në këtë merkato. Kampionët po punojnë për përforcimin e ekipit për pjesëmarrjen në Champions League dhe për sezonin e ri.

Drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalet, teksa mësohet se kanë arritur marrëveshjen me një 21-vjeçar. Egnatia ka arritur marrëveshjen me Flamengon në Brazil, për transferimin e mbrojtësit brazilian.

Bëhet fjalë për Ze Welinton, i cili do të “blindojë” kështu krahun e majtë të mbrojtjes. Madje ekipi brazilian ka mbajtur edhe 30% të kartonit të 21-vjeçarit në rast shitjeje na Egnatia.

Lajme të tjera |  “Zgjohen” te Skënderbeu, korçarët tentojnë rikthimin e sulmuesit në Korçë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us