Egnatia “tremb” shkodranët, klubi rrogozhinas nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Vllazninë

Egnatia do të luajë këtë të enjte përballë Vllaznisë, supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, nis në orën 20:00.

Tashmë, klubi rrogozhinas ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë duel mjaft interesant. Në tribunën A dhe B, çmimi i biletës është 200 lekë. Ndërkohë në tribunën ballore, një biletë kushton 200 lekë.

Një çmim më i lartë është ai për sektorin e miqve. Pra tifozët shkodran duhet të paguajnë 500 lekë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen mes Vllaznisë së tyre dhe Egnatias.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us