Egnatia është një nga skuadra që duket mjaft aktive në këtë merkato vere. Kampionët kanë rinovuar kontratat me disa prej liderve të ekipit, ndërss aka patur edhe largime.
Por përveç kësaj, drejtuesit po punojnë që të pikasin edhe futbollistë të rinj që kanë cilësi dhe do të bënin diferencën në sezonin e ri dhe në Champons League. Kështu në “radarin” e rrogozhinasve ka përfunduar futbollisti i Skënderbeut.
Bëhet fjalë për Klevis Shaqe, i cili ka bërë një sezon mjaft pozitiv me Skënderbeun në Superiore. Parqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Egnatias dhe do të tentohet transferimi i tij.
Edlir Tetova dëshiron të shmangë të papriturat dhe synon transferimin e një tjetër futbollisti si alternativë në mungesë të Edison Ndrecën. Bisedimet pritet të nisin në ditët në vazhdim dhe mbett të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.