Ekipet e “Final – Four” përplasin “brirët”, java e 25-të e Superiores është “zjarr” (AXHENDA)

Superiorja do të luajë sërish në fundjavë ndeshjet e javës së 25-të. Takime mjaft delikate janë në program për t’u luajtur, me ekipet që do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët.

Kështu kjo javë do të luhet të shtunë e të dielë. Saktësisht më 15 shkurt do të sfidohen mes tyre Bylis – Elbasani dhe Egnatia – Partizani. Duele këto që do të startojnë në orën 13:30.

Padiksutim që e gjithë vëmendja do të jetë te përballja e pretendentëve në Rrogozhinë, ku Egnatia dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë për vendet e para në renditje. Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Dinamo dhe Vllaznia në “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Argjentinës pjesë e Premier League, 47-vjeçari i bashkohet Arsenal

Edhe ky një tjetër duel pretendentësh që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve. Si dinamovitët ashtu edhe shkodranët do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët.

Ndërkohë ditën e dielë do të luhen takimet e tjera. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana do të duelojë me Skënderbeun në orën 16:30.

Ekipet e “Final – Four” përplasin

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us