“Ekipi bëri një ndeshje të madhe”, Uzuni: Na mungoi fati, të shikojmë ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja shqiptare u ndal ndaj Serbisë mbrëmjen e sotme me një barazim pa gola në “Air Albania”. Myrto Uzuni doli në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit.

“Mendoj se na mungoi fati, ekipi ka bërë një ndeshje të madhe dhe jemi krenar. Na mungoi dhe fati te penalltia, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Normalisht isha shumë afër Manajt dhe po i thonim s’ka problem, ke bërë një pjesë të parë shumë të mirë.

E vetmja gjë tashmë nga mbetet të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Letonisë. Në ato momente, kur jam si sulmues pres të më krosojë mesfushori i krahut”, u shpreh Uzuni.

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Vllaznia rikthen për herë të dytë në Shkodër “djalin” e shtëpisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us