“Ekipi kishte mjaft energji sot”, Brdaric: Kam respekt për Partizanin dhe Egnatian, besoj se rrogozhinasit kalojnë

Vllaznia kaloi në finale të “Final 4” pasi arriti të mposhtë sonte Dinamon me rezultatin 2-1 në “Arenën Kombëtare”. Në përfundimin e sfidës, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat.

“Ishte një ndeshje emocionale, nuk është e thjeshtë. Dy ekipet donin të bënin një hap të madh përpara, kishim një avantazh që kalonim dhe me barazim. Ekipi luajti mjaft mirë, jam shumë i lumtur për ekipin dhe për fansat që na mbështetën.

Duhet të jemi sa më të qetë dhe me këmbë në tokë, jemi të lumtur për sot. Nuk mundesh të parandalosh çdo gjë, Dinamo është një ekip i mirë dhe ka një trajner shumë të mirë. Pasi pësuam golin ishim në vështirësi, por pastaj shtuam qendërmbrojtësa dhe bëmë më mirë. Gruda kishte një karton të verdhë nuk donim ta rrezikonim më gjatë.

Lajme të tjera |  Humbja përballë Vllaznisë dhemb shumë, Ilir Daja paralajmëron: Pas dy ditësh do të publikoj PAMJET

Donim të gjenim një njesi kur të bënim ndërrimin. Kam mjaft respekt për Partizanin dhe Egnatian. Këta të fundit janë kampionë në fuqi, do të jetë një ndeshje e fortë, por besoj se Egnatia do të shkojë në finale. Partizani do luajë deri në fund dhe e ka merituar të jetë këtu. Kemi punuar që prej ditës së parë, sot ka pasur mjaft energji tek ekipi. Jam i lumtur për Vllazninë dhe për të gjithë fansat”, u shpreh Brdaric.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us