Ekipi rus po përgatit “jetën e re” pa shqiptarin në ekip, Rubin Kazani e lë Mirlind Dakun jashtë skuadrës

Mirlind Daku është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm te Rubin Kazani. Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i ekipit rus, teksa edhe në momentin e dëmtimit të shqiptarit, ky i fundit u detyrua të luante me injeksione pasi Rubin Kazani nuk e ka zëvendësuesin e tij të denjë.

Por Daku do të largohet në merkaton e verës dhe për këtë arsye, trajneri i skuadrës ruse po përgatitet për “jetën e re” pa të dhe po mundohet që skuadra e tij të bëjë edhe pa Dakun, duke i paraprirë situatës së re që do të krijohet në vazhdimësi.

Për këtë arsye, Daku nuk ishte në ndeshjen e djeshme që Rubin Kazani zhvilloi në Kupë ndaj Fakel as në stolin e rezervave.

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Vllaznia rikthen për herë të dytë në Shkodër “djalin” e shtëpisë

Deri tani Rubini ka zhvilluar 5 ndeshje në Kupë dhe në të gjitha takimet, Daku ka qëndruar jashtë skuadrës duke parë rëndësinë e ulët të aktivitetit dhe trajneri që kërkon skuadrën e tij të bëjë edhe pa shqiptarin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us