“Ekonomia” i hap rrugën rikthimit të basteve online, Braçe abstenon, kolegët rrëzuan propozimet e tij

Në një mbledhje të zhvilluar online gjatë ditës së djeshme, Komisioni i Ekonomisë i ka hapur dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Me vetëm socialistët pjesë në Komision, debatet dhe propozimet kishin për protagonist kryesor Erion Braçen, i cili nga ana e tij vendosi që të abstenojë për këtë projektligj. Shkak për këtë u bë rrëzimi i propozimeve të tij nga anëtarët e tjerë të Komisionit.

Braçe kundërshtoi normën e tatim fitimit 15% të vendosur për kompanitë që do të operojnë në këtë fushë, duke e konsideruar atë si shumë të ulët. Por kryetari Eduard Shalsi argumentoi se në vijim do të ketë rishikime të tjera të ligjit.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

“Ne sot kompanive të naftës u marrim 50% tatim fitimi. Si mundet këta që do të mbajnë një sistem atje matanë e që do të arkëtojnë para nga telefoni, do të tatohen 15%. Si ka mundësi që neve na shkon tatimi 23%… epo prit o burrë se ka një çikë…”, tha deputeti i PS Erion Braçe.

“E dimë që nuk është shumë e mirë, por është një hap cilësor për të kuptuar sistemin dhe definimin e çfasrë ligji të ri do të bëjmë. Nuk do të sjellë një revolucionarizim të sektorit të lojërave të fatit.”, deklaroi kryetari i komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi.

Një tjetër propozim i Braçes që u rrëzua nga kolegët socialistë ishte ai për të vendosur një tavan për shumën që do të luhet në baste sportive online dhe për të tatuar edhe lojtarët fitues.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Projektligji pritet të miratohet të enjten në seancë plenare dhe pasi të marrë votat pro, hyn në fuqi 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare. Në seancën e të enjtes, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi iu ka kërkuar të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në mbledhje, ndërkohë që një tjetër marrëveshje që do të kalojë në Kuvend është ajo për emigrantët me Italinë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us