EKSKLUZIVE/ Vëllai i Irida Hasallës: Monstrat e Spitalit Amerikan më vranë motrën

Irida Hasalla, vetëm 28 vjeçe, u fut me këmbët e saj në Spitalin Amerikan nr.2, me shpresën që do të ndihmonte veten të kurohej nga kanceri, por doli e pajetë që aty. Vëllai i Iridës, Arenc Hasalla, i cili është ende në shok për humbjen e madhe të motrës së tij, rrëfen për ZËRI-n, se si data 29 e këtij janari, nisi me numërimin e orëve për jetën e dritës së shtëpisë së tyre.

Ishte ora 14:30, kur Irida Hasalla, pas disa konsultave me mjeken Rezarta Kapaj u fut në sallën e operacionit. Gjithçka e firmosi vetë, pasi familja refuzonte që vajza të kryente ndërhyrjen ‘liposuction’, për eliminimin e dhamit në zonën e barkut. Por, Irida këmbëngulte, u kishte besuar konsultave me Kapajn, që sipas rrëfimit të Arenc Hasallës, i kishte premtuar se eliminimi i dhjamit do të bënte që kura që po ndiqte për të kuruan kancerin në mitër, të ishte më efektive.

Tumorin në mitër, Irida po e mjekonte në Belgjikë, ndërsa ndërhyrjen për tu dobësuar, zgjodhi ta bënte në Spitalin Amerikan nr.2, ku bluzat e bardha u kthyen në xhelatët e jetës së saj.

Arenc Hasalla: Motra ime jetonte në Belgjikë, dhe kurohej në Belgjikë për sëmundje me kancer. Vjen në Shqipëri në datën 23 janar, rri dy-tre ditë, edhe te spitali amerikan, kërkon të bëjë një ndërhyrje për heqjen e mbipeshës, dhjamit. Duke qenë që kësaj s’i lejohej asnjë lloj veprimi, as antibiotikë, as paracetamol, as shurup, asgjë, sepse ka medikamentet e veta kanceri, në Spitalin Amerikan 2, mjekja Rezarta Kapaj, e merr përsipër për t’i bërë një operacion për të hequr dhjamoret.

Konsultën motra juaj, Irida Hasalla, e ka bërë me mjeken?

Arenc Hasalla: E ka bërë me mjeken, vetëm me mjeken, pa dijeninë tonë

Asnjë nga ju familjarët nuk ka qenë prezent?

Arenc Hasalla: Jo, asnjë s’ka firmosur.

Ka firmosur vetë ajo?

Arenc Hasalla: Vetëm vetë. Pardje, ditën e hënë shkoi në spital, në orën 2 e gjys, në tre futet në sallën e operimit, bëhet operim.

Cila ishte arsyeja që e shtyu motrën tuaj që të bënte këtë ndërhyrje?

Arenc Hasalla: Ajo mjekja e siguroi që do ta ndihmonte me kurën e kancerit. E ndihmonte më shumë me rritjen e imunitetit.

Dobësimi do të bënte që kimioterapia do të kishte më shumë efekt?

Arenc Hasalla: Po

Arenca Hasalla tregon i prekur se pas daljes nga salla e operacionit, e motra u përball me një neglizhencë nga ana e stafit mjekësor, që pasoi me goditjen e një trompoze. Ndërsa mjekja Rezarta Kapaj është ‘zhdukur’ dhe pas vdekjes së motrës së tij, nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Lajme të tjera |  Qytetarët si policë vullnetarë - Kush mund të bëhet pjesë e strukturës ndihmëse të Policisë së Shtetit?

Arenc Hasalla: Deri në darkë ishte mirë, kur zgjohet në mëngjes, në sabah, donte të shkonte në tualet, infermierja i thotë shko vetë, në momentin që motra ngrihet, bie direkt, i bie trompozë. Aty ishte dhe shoqja e motrës, e ka motra shoqe të ngushtë, pastaj vij dhe unë. Nga ora 11 deri në orën 7 ka qenë në reanimacion, as jepte, as merrte. Edhe pak kushtet që ka spitali, as ato çorapet e trompozës s’i kishte vënë. Ia kërkoj mjekut, drejtori erdhi aty, po jo i kemi. Po unë s’po i shoh, i thashë, ku i ke ti. Ne nuk jemi budallenj i thashë…

Çfarë argumenti iu dhanë mjekët për shkakun e trompozës, është bërë shkak ndërhyrja që ka bërë në Spitalin Amerikan?

Arenc Hasalla: Vajza nuk kishte imunitet të fortë që të përballonte operacionin.

Kjo ka qenë fjalia që ju kanë thënë vetë mjekët?

Arenc Hasalla: Me drejtorin kemi folur, mjekja u zhduk fare, Rezarta Kapaj u zhduk…s’kemi pasur më kontakt me të.

Nga ana tjetër, skeda e vdekjes që është në duart e familjarëve, nuk ka përcaktuar një shkak konkret dhe ata do të mbeten në pritje për 40 ditë, për të marrë rezultatet përfundimtare.

Arenc Hasalla: Sapo mora dhe skedën e vdekjes. Thotë vdekje e menjëhershme nga shkak i panjohur. Edhe ekspertizën nuk e kanë nxjerrë. Pas 40 ditësh del. Besoj do të dalë e drejta, s’besoj të ketë manipulime këtu, kundra Spitalit Amerikan, këta monstrat që marrin jetë njerëzish, shkon të paguash lekët, 6 mijë euro dhe del i vdekur. Duhet t’i vendoset shiriti, siç i vendoset nëpër botë kur vdes një njeri. Aty duhet të vdesë ndonjë fëmijë i doktorit ose i ministrit që të bëhet alarmante sepse ndryshe, me ne njerëzit e thjeshtë, nuk vë njeri dorën në zemër.

Tashmë çështja është në duart e drejtësisë. Arenc Hasalla ka besim se do të gjejë drejtësi, ndërsa bën apel që Spitalit Amerikan nr.2, t’i vihet shiriti. Në të kundërt, ai thotë se do të bëjë vetëgjyqësi.

Lajme të tjera |  “Mos bëj viktimën, nuk jam Goni”…”Rama kryeministri më i mirë në histori” – Përplasen Shehaj e Haxhiu

Arenc Hasalla: Kemi bërë kallëzim, edhe unë, edhe shoqja e motrës që ka qenë dëshmitare gjithë ditë.n. Çështja është në prokurori. Nëse nuk ka drejtësi për motrën time, unë do të marr vetë hak për motrën time. Do marr hak kundrejt mjekes dhe Spitalit Amerikan.

Irida përshkruhet nga i vëllai si një vajzë me shumë ëndrra, me zemër të madhe. Ikja e saj, i ka lënë të pikëlluar dhe u ka mbyllur dritën e shpirtit.

Arenc Hasalla: Irida kishte një zemër të madhe, ishte një femër që bënte për vete shoqërinë, siç na ka lënë neve të pikëlluar, na mbylli një dritë…

Irida Hasalla vdiq në duart e atyre që kanë veshur bluzët e bardhë për të shpëtuar jetë. Por, nuk është e parë. Fati i saj është paraprirë nga shumë të tjerë që kanë hyrë në spitale e klinika të shumta për të gjetur zgjidhje, por që aty kanë dalë me arkivol. A do të jetë kjo rasti i fundit? Deri kur neglizhenca dhe makutëria që i ka kthyer mjekët në biznesmenë do të marrë jetë njerëzish, para syve të organeve kompetente dhe pa marrë dënimin e merituar?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us