Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen gjysmëfinalet e dyta të Kupës së Shqipërisë. Dinamo përballet me Vllazninë në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa në “Arenën e Demave”, Partizani pret Egnatian duke nisur nga ora 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këto duele. Më poshtë do të njiheni me grupet e arbitrave që do të gjykojnë si në Elbasan ashtu edhe në Tiranë.
ARBITRAT:
Dinamo-Vllaznia
Arbitër kryesor:Kreshnik Barjamaj
Asistent 1:Ridiger Çokaj
Asistent 2:Erind Burgu
Arbitër i 4:Erjon Bylykbashi
Var:Enea Jorgji
Avar:Andi Koçi
Partizani-Egnatia
Arbitër kryesor:Olsid Ferataj
Asistent 1:Xhuljo Mani
Asistent 2:Egin Doda
Arbitër i 4:Florjan Lata
Var:Juxhin Xhaja
Avar:Albert Doda