Sipas një eksperti të inteligjencës artificiale, besimi në ChatGPT në lidhje me problemet e punës ose preferencat politike mund të jetë një boomerang. Mike Wooldridge, një profesor i AI në Universitetin e Oksfordit, thotë se ndarja e informacionit privat ose të thuash çfarë ke për zemër në chat do të ishte një veprim tepër i pamatur, pasi çdo gjë e zbuluar është kundër jush.
‘Përdoruesit gjithashtu nuk duhet të presin një përgjigje të ekuilibruar ndaj komenteve të tyre, pasi teknologjia ju tregon atë që dëshironi të dëgjoni’, shton ai. Wooldridge po eksploron temën e AI në leksionet e Krishtlindjeve të Institucionit Mbretëror. Ai do të shikojë problemet e mëdha me të cilat përballet kërkimi i AI dhe do të zbulojë sesi funksionon me të vërtetë teknologjia novatore.
Si mund të mësohet një makineri të përkthejë nga një gjuhë në tjetrën dhe si funksionojnë chatbot-et, do të jenë ndër temat që ai do të diskutojë. Ai do të trajtojë gjithashtu pyetjen që shtrohet rreth AI: A mund të jetë ndonjëherë AI me të vërtetë si njerëzit?
Wooldridge i tha Daily Mail se AI nuk mund të shkojë më tepër se tek gjërat sipërfaqësore.“Teknologjia nuk mund të shkojë deri te ndërgjegja jonë, sado që të përpiqet, nuk mund t’ia dalë”,shtoi ai. “Teknologjia është krijuar në thelb për t’ju treguar atë që dëshironi të dëgjoni”, deklaroi ai.
Eksperti deklaroi se ju duhet të supozoni se çdo gjë që shkruani në ChatGPT do të futet drejtpërdrejt në versionet e ardhshme të ChatGPT. Dhe nëse me reflektim vendosni se keni zbuluar shumë në ChatGPT, tërheqja nuk është në të vërtetë një opsion. Sipas Wooldridge, duke pasur parasysh se si funksionojnë modelet e AI, është pothuajse e pamundur të ktheheni të dhënat tuaja, pasi ato të jenë futur në sistem.
Përgjatë serisë së leksioneve, Wooldridgetit do t’i bashkohen figura të mëdha nga bota e AI. Institucioni Mbretëror thotë se ai do të prezantojë gjithashtu një sërë miqsh robotësh, të cilët do të demonstrojnë se çfarë mund të bëjnë robotët sot – dhe çfarë nuk munden.
Leksionet e Krishtlindjeve u nisën nga Michael Faraday në vitin 1825 në Institutin Mbretëror në Londër, me qëllim të angazhimit dhe edukimit të të rinjve rreth shkencës. Ato u transmetuan për herë të parë në vitin 1936, duke i bërë ato seritë më të vjetra televizive shkencore. Ata që kanë mbajtur leksionet përfshijnë fituesit e çmimit Nobel William dhe Lawrence Bragg, Sir David Attenborough, Carl Sagan dhe Dame Nancy Rothwell. OpenAI, organizata që qëndron pas ChatGPT, u kontaktua për koment, por nuk dha përgjigje.