Eksperti i sigurisë tregon “gabimet trashanike” që u bënë me vrasjen e Liridonës

Hajrullah Tërnava, ekspert sigurie tha se vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli ishte e përgatitur keq dhe që në fillim u ngritën dyshimet për këtë të fundit.

Tërnava tha se ngjarja ka qenë tronditëse për mbarë opinionin për mënyrën si është organizuar dhe rrethanat e vrasjes së nënës së dy fëmijëve.

“Rrethanat dhe mënyra e ekzekutimit të bashkëshortes së tij Liridonës, Naimi që është munduar të planifikojë dhe në të vërtetë ka bërë gabime trashanike pasi në fillim është krijuar dyshimi se aty ka drejtpërdrejtë dorë ai vetë.

Është një vrasje që ka tronditur gjithë publikun. Ka pasur dhe do ketë vrasje të rëndomta, por kjo është një befasi se si një i ri ka vrarë të shoqen që ka pasur dy fëmijë të shëndetshëm, është e pakuptimtë. 

Dhe mënyra se si është vrarë, duke shkuar në darkë në një restorant të njohur ku ka pasur ngjitur edhe dorasin dhe duke bërë planin që merr fëmijët nga makina dhe gruan e ka lënë aty, që është diçka e pakuptimtë se çdo burrë i martuar, nëse do të ishte ballafaquar me një situatë të tillë ai do kishte sakrifikuar jetën të mbronte anëtarët e familjes dhe jo të merrte fëmijët, çka duket qartë që ka pasur përgatitje”, tha eksperti.

Lajme të tjera |  Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us