Eksperti PLAS bombën: Gazetarët shqiptarë pjesë e aplikacionit ‘Sky’, i kam pasur në emisione!

“Sky ECC” është aplikacioni që përdoret në të gjithë botën, ku njerëz të përfshirë në botën e krimit flasin për organizimin e trafiqeve, porositjen e vrasjeve dhe gjithçka tjetër mbi aktivitetin e tyre kriminal. uhet theksuar se 16 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë abonentë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se si pjesë e këtij aplikacioni janë zbuluar dhe gazetarë të njohur shqiptar.

POLICIA shqiptare arreston ”PESHKAQENIN” në Tiranë, kush është Princ Dobroshi bosi i drogës në Europë!
Ai ka thënë se me ta i ka qëlluar të ketë qene dhe në të njëjtën studio televizive. Sipas Karamuços, ka faksimile të mesazheve që qarkullojnë dhe përdoren nga politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin.

Lajme të tjera |  "E droguan, apo i çuan plumb në zarf"/ Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe OSBE: Hetoni, ç'ka ndodhur me Veliajn?

“Gazetarët që nuk kanë vetëm profilin e të bërit lajm, por dhe të bërit lajmin biznes e kanë një adresë të tillë. Ka faksimile që qarkullojnë të mesazheve, madje i kanë dhe politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin. Të infiltruarit duhet të jenë me një autorizim të prokurorit, nuk e bën dot vetë. Kur shtrëmbrohet e vërteta me urdhër të bandave, ky nuk është më lajm.

Më ka qëlluar të jem në studio të jem me gazetar që e përdorin këtë aplikacion. Si mund t’i shpëtonte media krimit të organizuar, është pushteti i katërt”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us