Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, makina e autorëve të dyshuar me targa të vjedhura

Menjëherë pas atentatit me armë zjarri në Lezhë ku mbeti i vdekur, Entjan Nikulajt, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë.

Pas krimit, autorët si në atentatet e ngjashme, i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.

Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.

Entjan Nikulaj është i afërm i Ardian Nikujt i ekzekutuar muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin.

Lajme të tjera |  1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us