Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, rrëfimi i Xhoanës: Më kanë sjellë foton e tij të vrarë në tokë

Xhoana Kurti ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e partnerit të saj Ergys Dashit.

Xhoana, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu natën e ekzekutimit i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë.

E ftuar në “Glamour”, ajo tregoi se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por pastaj vetë ishte kthyer në Shqipëri.

“Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë telefonin, se kam një punë’.

Thjesht më vjen një foto nga një numër që se njihja fare dhe më pyet a është Ergysi.

Kalova në shok. Më kanë sjellë foton e tij të vrarë në tokë. Ai ishte i shtrirë në tokë, mbaj mend shumë pak nga ajo ditë. Kam bërtitur shumë ‘Kanë vrarë Ergysin’ se isha me një shoqe.

Po merrja në telefon njerëzit atje për t’i pyesur a ishte e vërtetë, se kam jetuar në Ekuador me Ergysin. Po shpresoja të ishte gjallë, pasi ishte me kurriz. Kur më konfirmuar vdekjen thjesht jam mpirë, nuk mbaj më mend asgjë”, tha ajo e ftuar në një emision televiziv.

Lajme të tjera |  Basha komenton mitingun e Ramës në Selanik: Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us