Ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim (EMRI)

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ai ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

Lajme të tjera |  Vr*sja e Renato Hoxhajt në Vlorë, kamerat filmuan autorin: Qëlloi me 4 plumba në trup e kokë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us