Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Greqi. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në vendin fqinj. Shqiptari, 41 vjeç, është gjetur i pajetë nga familjarët ë tij në mes të një vreshti rrushi, ku dhe po punonte.

Në momentin që është qëlluar, ai ka pasur kohë që të telefonojë familjarët dhe t’i lajmërojë. Më pas, ka ndërruar jetë.

41-vjeçari ka marrë një plumb në njërën faqe që ka tejshpuar kokën, duke i shkaktuar atij hemorragji që i ka shkaktuar më pas humbjen e jetës. Dyshimet janë se shqiptari ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Autori dyshohet të jetë shqiptar gjithashtu.

Lajme të tjera |  “Më bën magji të zezë”/ Rasti unik në Cremona të Italisë, 51-vjeçarja shqiptare dënohet me dy vite burg për 10 vjet përndjekje ndaj fqinjëve të saj!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us