“El Clasico” në merkato, Real e Barça “kokë më kokë” për shokun e skuadrës së Edon Zhegrovës

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen mes tyre në merkato për shërbimet e lojtarit të Lille. Bëhet fjalë për Lucas Chevalier, i cili pëlqehet nga drejtuesit. Këto të fundit mendojnë për të ardhmen dhe synojnë transferimin e tij gjatë merktos së verës.

Kështu “EL Claciso” në merkato nga 2 gjigandët spanjollë për francezin, i cili është shokë skuadra me Edon Zhegrovën. Fakti që gardiani i portës është vetëm 23-vjeç bën që drejtuesit të mendojnë të blindojnë “portën” për vitet e ardhshme.

“Lufta” mes tyre ka nisur dhe mbetet të shihet se kush do të mund të triumfojë në këtë garë. Siç dihet Chevalier ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet se cila do të jetë oferta që do të bindë Lille të lërë të lirë francezin.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Napoli shpallet kampion i Italisë! Dy gola ndaj Kaljarit i vendosin vulën mrekullisë së Kontes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us