Pas shumë vitesh larg elitës, Elbasani është rikthyer në piedestalin e futbollit shqiptar. Një skuadër që dikur kërkonte lavdi në Superligë, tani po rilind me objektiva të qartë.
“Hirushja” që i kishte munguar garës elitare duket se është gati të tregojë se asgjë nuk është e pamundur, ndoshta duke shkuar dhe shumë larg si tituli kampion. Grupi është premtues, mbi të gjitha fryma optimiste në skuadër e bëjnë atë konkurruese mes më të mirave.
Rikthimi në elitë është një tregim i vendosmërsië dhe pasionit, dhe tifozët po e prëjetojnë këtë moment të mëdhnj me krenari të madhe. Aktualisht verdheblutë gjenden në vendin e tretë me 8 pikë, 2 më pak se Vllaznia dhe Egnatia që qëndrojnë në krye të klasifikimit me nga 10 pikë.