Elbasanit i rikthehet “bisha” 200 mijë euro në sulm, gati për ndeshjen me Vllazninë

Në një foto të fundit nga ekipi i Elbasanit vështrohet sulmuesi malazez Emir Azemovic, i cili është rikthyer nga problemet fizike dhe është gati të jap kontributin për elbasanasit në këtë fazë finale të sezonit.

Ai mbart vlerën më të shtrenjtë nga lojtarët e elitës së futbollit shqiptare, plotë 200 mijë euro, sëbashku me Bekim Balën. Ende nuk e ka bërë debutimin me Elbasanin, por që takimi me Vllazninë analizohet si momenti i duhur për ti dhënë ekipit një spunto shtesë në majë të sulmit.

Karakteristikat e Azemovic janë tipike të një “përbindëshi” në sulm, 193 cm i gjatë, 28-vjeç dhe këmbën e preferuar ka të djathtën.

Lajme të tjera |  “Lojtarët nuk kanë egon e duhur”, Gega: Duhet të pranojmë humbjen, kemi mundësinë të bëjmë më mirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us