Eliminimi nga Champions mund të sjellë derbi shqiptarësh në Conference League, Egnatia, Drita dhe Shkëndija njihen me rivalët e mundshëm

Ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e dytë të Conference League. Kështu Ballkani ka mësuar rivalin në këtë fazë, teksa do të sfidohen me fituesin e çiftit Floriana – Haverfordwest. Ndeshjen e parë do ta luajnë në shtëpi, ndërsa më pas do të udhëtojnë në transfertë.

Ndërkohë edhe Egnatia, Drita dhe Shkëndija janë njohur me rivalët e mundshëm të raundit të dytë të Conference League, nëse eliminohen nga Champions League.

Kështu në këtë raund mund të shikojmë një derbi shqiptarësh, pasi nëse Drita dhe Shkëndija do të eleminohen në raundin e parë të Champions League ata bëhen pjesëmarrës në raundin e dytë të Conference League dhe mund të sfidohen mes tyre.

Lajme të tjera |  SHORTI I CHAMPIONS/ Goglat të pamëshirshme ndaj Egnatias, kampionët e Superiores mësojnë kundërshtarin e raundit të dytë

Siç dihet Drita në raundin e parë do të përballet me Differdange nga Luksenburgu, ndërsa Shkëndija me The News Saint nga Ëellsi. Nga krahu tjetër Egnatia nëse eliminohet nga Champions do të duelojë me humbësin e çiftit Ludogorets – Dinamo Minsk.

Gjithashtu nëse FC Prishtina në rast eliminimit nga Europa League, atëherë do luajë me fituesin e duelit Larne – Auda.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us