Eliminimi nga Kupa e “çmend”, Skënder Gega mesazh lojtarit të Partizanit: Ka ardhur si ka ardhur deri këtu, nëse s’ndjen fanellën del nga loja

Partizanit nuk i ka mjaftuar fitorja 1-0 në gjysmëfinalen e parë, teksa sonte u mposht 2-0 nga Egnatia. Kështu, rrogozhinasit shkojnë në finale dhe “Demat” eliminohen nga Kupa e Shqipërisë. Në përfundim të duelit ka folur trajneri i të kuqve, Skënder Gega.

“Nuk më bindi detyra që i dhashë Atanaskosit. Ka ardhur si ka ardhur puna e ekipit. Kur trajneri kërkon disiplinë, unë mund të luaj edhe me 7 veta nëse bëhen detyrat. Ishim përgatitur për këtë punë. U fut një lojtar tjetër që është më i freskët sepse Janjeva u dëmtua, futet dhe del jashtë detyrës, nëse s’ndjen fanellën 3 minuta dhe dil jashtë. Futbolli ka pengje sa të duash, siç erdhi loja… Egnatia është ekip i mirë pa i hequr vlerat dhe meritat. Goli i parë është i pafalshëm, e njëjta gjë ndodhi edhe në Ballsh.

Për goditjet standarde kishim lojtarë me lartësi dhe portierin. Ishte mungesë e vëmendjes, normal që i kanë aftësitë. Eleke luajti shumë shumë mirë për mua, por u konsumua shumë sepse u mundua që të bënte presion nga të gjitha krahët. Duke menduar që pas 3 ditësh kemi Elbasanin… Janjeva dhe Mehmeti u dëmtuan.

Koten e kam gjetur në stol kur kam ardhur, për arsye dëmtimi. Por edhe probleme të tjera në eksperiencë apo forcë fizike. Shala nuk e ka gjendjen 100% por për aq minuta ka eksperiencën e duhur. Kote është pjesë e 5 ndeshjeve që jam unë, e di shumë mirë se sa ka qenë kontributi i tij. Tashmë ka një ritëm tjetër, secili nga ne duhet të forcohet që të ketë disa limite. Prandaj futa Shalën para Kotes. Trajneri bën një zgjedhje që e mendon, nuk ishte aty problemi. Problemi ishte që nuk shënon dhe mungesë vëmendje.

Elbasani? Ndryshimi është në golavarazh dhe ata luftojnë për barazim. Kjo humbje ndikon diçka, por do bëjëm çmos që të ringrihemi. Për 15 ditë kemi bërë shumë ndeshje, kemi pasur shumë pak pushim dhe rikuperime. Por nëse lojtarët kuptojnë se kanë detyrime, janë të lirë të bëjnë maksimumin. Ne do mundohemi që të nxjerrim një ndeshje të mirë”, është shprehur Gega.

Lajme të tjera |  Xhaka pëlqehet nga Galatasaray, Presidenti i Leverkusen i prerë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us