Elisa Spiropali e “konverton” Erion Braçen në deputet demokrat

Parlamenti është mbledhur këtë të enjte për seancën plenare, ku pritet të kalojnë ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë të pranishëm në sallë, me këtë të fundit që ndodhet në Bruksel.

Seanca e sotme në Kuvend nisi me debate midis kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballës.

Sakaq, ajo çka ra në sy ishte një lapsus në listprezencën e deputetëve, ku stafi i kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e ka “konvertuar” Erion Braçen në demokrat.

Elisa Spiropali e “konverton” Erion Braçen në deputet

 

Emri i deputetit socialist shihet i renditur si pjesëtar i grupit parlamentar të PD.

Lajme të tjera |  Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us