Elon Musk: SHBA duhet të dalë nga NATO, s’ka kuptim të paguaj për mbrojtjen e Europës

Elon Musk ka shprehur bindjen se Amerika duhet të dalë nga NATO, duke argumentuar se nuk ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të paguajnë për mbrojtjen e Europës.

Komenti i Musk është në përputhje me një temë tashmë të hapur nga administrata aktuale amerikane, e cila ka kërkuar nga aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke u përpjekur të lehtësojnë ngarkesën financiare që mbajnë mbi shpatullat e SHBA.

Kjo ka ndodhur pas një ndryshimi të politikave të SHBA, ku ka pasur një kthesë të papritur në mbështetje të Ukrainës dhe një vendim për të kufizuar stërvitjet ushtarake të përbashkëta, duke njoftuar gjithashtu një plan për të zhvendosur pjesë të forcave ushtarake amerikane nga Gjermania në Hungari. Ndërkohë, ka raporte se ish-presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së 35 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania, shkruan gazeta britanike The Telegraph, duke cituar burime pranë administratës amerikane.
Lajme të tjera |  Shqipëria në situatë të rëndë energjetike, KESH ble 26.5 mln euro energji për një javë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us