Elon Musk trazon SHBA, themelon partinë “America Party”: Nuk jemi në demokraci, do t’iu kthej lirinë

Miliarderi Elon Musk ka shpallur sot krijimin e një partie të re politike në SHBA, të quajtur America Party, duke e cilësuar atë si një alternativë ndaj sistemit aktual politik, që sipas tij është i kapur nga korrupsioni.

Njoftimi u bë përmes një postimi në rrjetin social “X“, në pronësi të vetë Musk.

“Donit një parti të re politike, do ta keni! Nëse vendi po shkon drejt falimentimit përmes korrupsionit dhe shpërdorimit, jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, lindi America Party, për t’ju kthyer lirinë,” deklaroi Musk

Kjo lëvizje vjen në një moment tensionesh të hapura mes Musk dhe Presidentit amerikan Donald Trump. Së fundmi, dy figurat janë përplasur publikisht, pasi Trump e akuzoi Musk për “lojëra politike” dhe për mungesë besnikërie, ndërsa Musk është distancuar nga qëndrimet ekstreme të Presidentit, duke lënë të kuptohet se SHBA-të kanë nevojë për një qasje të re, përtej polarizimit të Trump dhe Biden.

Lajme të tjera |  Shpërthen debati në Maqedoninë e Veriut për rënien e popullsisë, Mickoski paralajmëron taksa për beqarët

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë, Musk zhvilloi një sondazh në “X”, duke pyetur amerikanët nëse dëshironin një parti të re politike. 65% e pjesëmarrësve votuan “po”, ndërsa 35% u shprehën kundër.

Lëvizja e Musk mund të trazojë më tej panoramën elektorale amerikane, ndërsa mbetet për t’u parë nëse America Party do të hyjë zyrtarisht në garë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us