Elton Qyno: Nëse hapen përgjimet e “SKY” në Shqipëri shpërthen vullkani! SPAK s’i ka prekur me dorë

Gazetari  Elton Qyno pretendon se materialet që ai kishte publikuar nga aplikacioni “SKY ECC”, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme “nuk i kanë prekur me dorë fare”.

Qyno tha në emisionin “Taks Force” në “Syri” se nëse hapen bisedat e SKY në Shqipëri “do të shpërthejë një vullkan”.

“Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale.

Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 12 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra.

Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime’, deklaroi gazetari Elton Qyno.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us