Elva Margariti pa punë! Shkarkohet nga Ministria e Kulturës, ndahet edhe Ekonomia nga Financat

TIRANË– Ministria e re e krijuar nga qeveria është shkrirja e 3 dikastereve, por që ndër të tjera solli edhe shkarkimin e Elva Margaritit. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Blendi Gonxhjas do t’i besonte ministrinë e re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me këtë lëvizje, Ervin Mete do të mbetet vetëm ministër i Financave. Ndërsa Margariti, e cila deri vetëm pak më parë mbante postin e Ministrisë së Kulturës, tashmë është liruar nga detyra.

Mbetet për t’u parë nëse kryeministri Rama do t’i besojë një post të ri, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se do të emërohet diku tjetër. Ndërkohë që Inovacioni është shkëputur nga Agjensia për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI).

Lajme të tjera |  Lot, lutje dhe sytë nga qielli në Vlorë: 100 mijë euro i mori uji dhe balta

Nga këto lëvizje që janë bërë për të krijuar postin e ri të ministrisë, ka 2 vende, një që është ‘eliniminuar’ dhe tjetri që ka mbetur bosh. Ndërkohë që është e paqartë se ku do të vendoset dhe nëse do të vazhdojë karriera politike e tashmë ish-ministres Margariti, po ashtu ka mbetur pa drejtues edhe institucioni i DPSHTRR. Pas ikjes së Gonxhes, pritet të caktohet edhe pasardhësi i tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us