Emërimi i Tudor i lë jashtë projektit, dy të huazuarit te Juventusi priten të largohen

Largimi i Thiago Mottës dhe ardhja e Igor Tudor, duket se nuk ka ndikuar mirë për dy lojtarë në kampin e Juventusit. Bëhet fjalë për të huazuarit, Randal Kolo Muani dhe Fransicso Conceicao.

Emërimi i teknikut kroat në ambientin bardhezi, i ka lënë prapa dy lojtarët e përmendur më sipër. Siç raportojnë mediat italiane, në rast se Tudor do të konfirmohet në stol, Juventusi nuk do të blejë përfundimisht shërbimet e tyre.

Në rast se Juventusi duhet të blejë shërbimet e Conceicao, duhet të paguajë për Poton 30 milionë euro. E nëse Kolo Muani duhet të vishet përfundimisht bardhezi, PSG kërkon të paktën 45-50 milionë euro.

Lajme të tjera |  “Gjithmonë me ty dhe për ty”, ish-sulmuesi i Superiores tregon mbështetje maksimale për Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us