Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Klevis Qose do të jetë drejtori i ri i Shërbimit të Provës. Qose u emërua në këtë pozicion me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Qose do të zërë vendin e Ervin Hoxhës. Ky i fundit u lirua nga detyra më datë 22 nëntor dhe u emërua drejtor i IKMT-së.

Kush është Klevis Qose

Klevis Qose ka qenë më herët drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve. Pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, prej afro tre vitesh Qose ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë, ku dhe ka udhëhequr disa hetime ndaj paligjshmërive të kryera nga efektivë të Policisë. Qose i diplomuar ne Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marrë çertifikatë mirënjohjeje për luftën ndaj terrorizmit në vendin tonë.

Lajme të tjera |  PAMJET / I rrethuar nga “influencerët”, Berisha marshon drejt Kryeministrisë për të protestuar kundër mbylljes së TikTok

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us