Lira Pipa do të jetë zëvendësministrja e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pipa u emërua në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është një dikaster i ri, i krijuar pak javë më parë me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Në krye të kësaj ministrie është emëruar Blendi Gonxhja.