‘Emigrantët’! Ish-kryeministri italian në Gjadër: Të kthehet në qendër për të dënuarit shqiptarë nga Italia

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Renzi u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.

“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian. Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”,-tha ai.

Lajme të tjera |  Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us