Emigrantët largohen pas festave, rreth 7 mijë persona kanë dalë nga Kapshtica në 24 orët e fundit

Pasi kanë kaluar festën e ndërrimit të viteve në vendlindje, emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre në punës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit në Kapshticë, kanë dalë rreth 7 mijë persona, sipas burimeve të  ‘ABC News’.

Në të dyja anët e kufirit punohet normalisht dhe me kapacitet të plotë.

Pas përfundimit të festave të fundvitit, vihet re një shtim i fluksit edhe në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit.

Gjatë ditës së enjte, nga ky port udhëtuan drejt Italisë rreth 2,100 shtetas, ndërsa kanë mbërritur ne vendin tonë 450 pasagjerë.

Fluksi i largimeve pritet të zgjasë deri më datë 6 janar, periudhë që përkon me përfundimin e pushimeve.

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us