“Emocione të papërshkrueshme”, Julian Shehu pas debutimit: Ëndërr e bërë realitet, jap maksimumin për Kombëtaren

Ndeshja me Andorrën do të mbahet mend gjatë nga Julian Shehu. Ky i fundit debutoi mbrëmjen e sotme me fanellën e Kombëtares me fitore, pasi kuqezinjtë triumfuan 3-0 në “Arenën Kombëtare”.

Pas kësaj sfide ka folur për ish-i i Laçit. Shehu tregon emocionet e para që përjetoi kur mori ftesën dhe kur mësoi se sot do të luajë titullarë.

“Jam shumë i lumtur dhe për fitoren dhe debutimin. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të ecur përpara.

Emocionet? Shpresoj të bëj më të mirën sa herë që thirrem. Emocione kisha dhe kjo ishte vetëm sfida e parë. Sigurisht me kalimin e kohës lirohesh.

Ftesa? Ëndërr e bërë realiet që të merrja ftesën në ombëtare. Kur mora vesh që do të jem në fushë ishte një gëzim ekstra. Diçka që se kisha pritur. Do të jap më të mirën time”, mbyll Shehu.

Lajme të tjera |  Festë në klubin shqiptar, presidenti merr mesazhin emocionues: Njeriu i cili nuk po kursen asgjë nga vetja për skuadrën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us