Identifikohet viktima dhe i plagosuri në Athinë.
Viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri është Edi Lolo.
Mediat greke raportojnë se viktima Irakli Davella u qëllua me plumb në kokë, ndërkohë që shqiptari i plagosur Edi Lolo po ashtu ka plagë në kokë dhe bark.
Viktima me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke.
Ai është pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa njihet edhe si anëtar i një grupi kriminal në Greqi. Në 2018 i vranë shokun në një atentat.
I plagosuri një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.
Duke qenë se autorët ishin me një makinë të vjedhur ditën e sotme, hetuesit besojnë se ishte një atentat mafioz.