EMRAT/ E RËNDË në Fushë Arrëz, babai GODET me thikë djalin 19 vjeç!

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Fushë-Arrëzit, pas një konflikti për motive të dobëta me babain e tij.

Mësohet se e riu, Oltion Mardodaj është transportuar në spitalin e Pukës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në polici është shoqëruar babai, Anton Mardodaj.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë-Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  '11 maji'/ Kërkesat e Alimehmetit, Kalasë e Shehut për rinumërim votash, ja kur i shqyrton Kolegji Zgjedhor: Shkojmë deri në Kushtetuese

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us