Një sherr momental mes dy personave në Kurbin ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se dy persona gjatë natës janë zënë në fshatin Malbardhë.
30-vjeçari Admir Lika ka qëlluar më armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij 33-vjeçarin Fatjon Lika. Plagosja ka ndodhur në një lokal në këtë fshat.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Kurbinit dhe më pas është sjell në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar te Trauma.
Ndërkohë që burime jozyrtare bëjnë me dije se autori është shpallur në kërkim nga policia.
Kurbin/Informacion paraprak
Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.