EMRI / Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi, i plagosur para se të vdiste telefonoi gruan: Më qëlloi miku im…

Shqiptari që u ekzekutua ditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë, është identifikuari si Altin Arapaj, 41 vjeç.

Ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se para se pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë ‘më ka qëlluar një mik’.

Altin Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us