Emri i Armando Brojës fshihet nga lista e Enzo Maresca

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca ka përjashtuar nga lista për Kupën e Botës për Klube disa prej yjeve të ekipit.

“Blutë” e Londrës do ta nisin turneun e 32 ekipeve ditën e hënë, ku do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por në turne nuk do të jenë lojtarët e kthyer nga huazimet Raheem Sterling, Joao Felix, Djordje Petrovic dhe Axel Disasi. Mes emrave, gjendet edhe ai i Armando Brojës, emri i të cilit nuk ka arritur të përfshihet në planet e trajnerit.


Por nga ana tjetër, sulmuesi i kombëtares ka tërhequr interesin e dy klubeve gjermane, Leipzig dhe Wolfsburg.

Vlera e kartonit të tij është 28 milionë euro, kurse kontrata me klubin është e vlefshme deri në vitin 2028.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Shtanget Bayern Munich, ylli spanjoll takohet me drejtuesit e Barcelonës, gati akordi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us