EMRI/ I dënuar me burg për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kërkim 36-vjeçari në Fier

Një 36-vjeçar, i dënuar me burg për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, Ivi Çollaku ka në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilit ky shtetas ka për të kryer 1 vit, 1 muaj e 5 ditë burgim.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor Ivi Çollaku, 36 vjeç, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilit ky shtetas ka për të kryer 1 vit, 1 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nxehet Dash Sula, i bie tavolinës dhe bën për "ujë të ftohtë" inspektorët: Ne jemi fytyra e Qeverisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us