EMRI/ Ngacmoi sek*ualisht nxënëset e shkollës, arrestohet MËSUESI në Prrenjas!

Policia ka arrestuar Fatmir Hoxhën, mësuesin 55 vjeçar në Prrenjas i cili dyshet se ka ngacmuar seksualisht të miturat në një shkollë 9 vjeçare të Rrajcës.

Denoncimi në polici për mësuesin është bërë nga familjarët e dy vajzave.

Bw shkruan se ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familja të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

Komuniteti për sjelljen e padenjë të mësuesit 55 vjeçar kishte kërkuar më herë largimin e tij nga puna.

Kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.

Lajme të tjera |  "Të kanë vjedhur hajdutët ty, jo sipërmarrësit"/ Shehaj debat me Bushatin për biznesin, taksat dhe oligarkët

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar jashtë Shqipërisë me avion.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.

Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Lajme të tjera |  Lidhja mes atentateve? GABIMI i autorëve! Plumbat u zbrazën drejt katër të rinjve, por shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit

Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.

Policia ka garantuar angazhimin maksimal të strukturave të saj për të ndjekur çdo rast të kësaj natyre dhe për të garantuar sigurinë e të miturve në çdo rrethanë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us