EMRI/ “Përfitonte vjehrri i tij”, akuzohet për korrupsion, pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës!

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin penal ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, i cili akuzohet për korrupsion.

Ndaj magjistratit është caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Drejtuesi i Prokurorisë së Sarandë dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij me iniciale V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë.

Kledian Llaho dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Njoftimi i SPAK:

Lajme të tjera |  "Pushtimi" i trotuareve të Vlorës? Rama bizneseve: Koha për ta çliruar!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur:

Lajme të tjera |  Flet 82 vjeçarja që u shty nga bodyguardët e Ramës: Unë doja të takoja Kryeminstrin, bërtita "Rama të dua"!

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us