EMRI/ Përplasja me a*më në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari!

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Geri Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç.

24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

Geri Bitri u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës është edhe Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë në gjendje stabël me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

58-vjeçarja ishte duke shitur qirinj për besimtarët e Kishës së Laçit kur e kapën plumbat.

Mbrëmjen e së shtunës policia njoftoi se kishte zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe kishte vënë në pranga dy autorët Klevis Ndreca, 28-vjeç, si dhe Daniel Gjeloshi, 27-vjeç, i cili mbeti dhe i plagosur gjatë përplasjes me armë

Lajme të tjera |  Këshilltari amerikan i LaCivita-s: Kam shumë vite në politikë, por nuk kam parë asnjë të punojë kaq shumë sa Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us