EMRI/ U dëmtua nga makineria në punë, humb jetën punonjësi i kompanisë “Agro F&R Janko” në Divjakë!

Një punonjës i kompanisë, Agro F&R Janko, për paketimin e produkteve ushqimore ka humbur jetën këtë të enjte në Divjakë.

Viktima është 53-vjeçari, Ilir Lena, policia njoftoi se ai humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri.

53-vjeçari u nis për në spital, po humbi jetën gjatë transportimit atje pasi plagët ishin shumë të rënda.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us