(EMRI+FOTO) U kap me heroinë dhe kokainë, i riu shqiptar dënohet me 5 vite burg në Britani: Kisha borxhe

Një i ri shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi u kap teksa transportonte kokainë dhe heroinë që kapte një vlerë deri në 200 mijë paund. Edlir Gjoka, 21 vjeç, shkoi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në janar 2023 dhe vetëm tre muaj më vonë u bë pjesë e grupeve që merren me shpërndarje droge.

Gjykata e Bradford Crown dëgjoi të enjten sesi oficerët e policisë ndaluan Gjokën teksa po ngiste një makinë me qira në Tong Street dhe zbuluan se ai kishte 635 paund para në dorë. Prokurorja Ayesha Smart tha se oficerët sekuestruan gjithashtu dy iPhone dhe gjetën dy blloqe të ngjeshur me kokainë që peshonin pak më shumë se një kilogram në total.

Lajme të tjera |  Lëkundje të lehta tërmeti në Vorë, sa ishte magnituda

Avokati i shqiptarit tha se i riu u kishte borxh personave që e kishin ndihmuar të hynte ilegalisht në vend, duke theksuar se 21 vjeçari nuk kishte ardhur në Britani të Madhe me qëllim që të përfshihej në skemën e trafikut të drogës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us