Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj.
Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera.
Lidhur me arsyen pse hyri në “BBV3”, ajo u shpreh:
“Unë kam marrë pjesë të Big Brother sepse dua të futem në kinematografinë shqiptare. Të presim…”
Cila është ëndrra e saj?
“Ëndrra ime është të bëhem nënë…”
E teksa iu kërkua të krahasonte meshkujt shqiptarë me ata italianë, ajo u shpreh:
“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”
A do të rikthehet Rikja në Shqipëri?
“Nuk jetoj dot për një kohë të gjatë në Shqipëri sepse nuk rri dot gjatë pa familjen time…”.
E ke mbi një mijë euro një postimin në Instagram?
“Po”.
A do të pranonte ajo për të hyrë në “Big Brother” në Itali?
“Kam pasur propozim para shume vitesh për Big Brother italian, por jo…”.
Kë sheh ish-banorja fitues?
“Kam menduar gjithmonë që Juli dhe shpresoj me zemër që Deda. Mendoj ose Juli dhe Romeo ose Juli dhe Meritoni në dyshen finale…”.
E përtej lojës, Rikja u shpreh edhe për fillimet e vështira në Itali, duke kujtuar:
“Patjetër që po, jam bullizuar. Madje kam ndërruar dhe shkollën për këtë arsye, e kam përjetuar shumë… Kur hanim bukë, asnjë nuk rrinte me ’emigranten’ dhe kur u rrita dhe u bëra vajzë e këndshme më ftonin për kafe dhe refuzoja…”