“Ëndrra” për të fituar titullin, në Shkodër dalin në skenë dy ish-ët e Kombëtares

Vllaznia dështoi edhe në këtë sezon të fitonte titullin. Tashmë shkodranëve do t’iu duhet të presin edhe një vit tjetër për këtë trofe, ndërsa padiksutim objektivi i sezonit të ri do të jetë të shpallen kampionë, ku ky trofe iu mungon prej 24 vitesh.

Por për të bërë realitet diçka të tillë në Shkodër janë të vetëdijshëm se duhen afrime cilësore dhe lojtarë me eksperiencë që mund të bëjnë direfencën. Kështu tashmë po fliten edhe emrat e parë që mund të vihen nën urdhrat e Edi Martinit.

Odise Roshi dhe Endri Çekiçi janë emrat e parë që kanë nisur të lakohen për transferimin te kuqeblutë. Të dy futbollistëve u përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe në këto kushte drejtuesit e kuqebluve “ëndërrojnë” transferimn e tyre.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Chelsea bën detyrën ndaj Manchester United, vendos goli i Cucurella për zonën Champions

Roshi dështoi me Erzurumspor për të siguruar ngjitjen në Superligën turke dhe në këto kushte e ardhmja e tij duket larg turqve. Fakti që “rraketa” e kuqezi ka miqësi të fortë me Bekim Balajn mund ta bindë atë për të kaluar në Shkodër.

Njëjtë edhe me Çekiçin, i cili ka kontratë të vlefshme me Adanaspor deri në fund të qershorit, ku më pas del lojtar i lirë. Pogradecari preferon një tjetër aventurë jashtë, por Vllaznia mbetet “prapa dere” për të përfituar nga shërbimet e tij. Gjithsesi për momentin nuk mund të flitet për gjëra konkrete dhe mbetet në ditët në vazhdim për të mësuar më shumë mbi këtë piste dhe cilat do të jenë lëvizjen e shkodranëve për të siguruar shërbimet e dy ish-ëve të Kombëtares.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us